reth 14 mijë njerëz, më 29 qershor, bllokuan rrugët në Serbi, të zemëruar pas arrestimit të protestuesve antiqeveritarë që u përplasën me policinë në një tubim masiv ku kërkonin zgjedhje të parakohshme.
Protestuesit vendosën barriera metalike dhe kosha mbeturinash në pika të ndryshme të kryeqytetit Beograd, duke bllokuar edhe një urë kyçe mbi lumin Sava. Në qytetin verior, Novi Sad, ata hodhën vezë ndaj zyrave të Partisë Progresiste Serbe në pushtet.