Një 86-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur dje (30 qershor) në rrugën “Ferit Xhajko”, në Tiranë.
Njoftimi i policisë
-Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.