Hetimet e reja të Prokurorisë së Posaçme SPAK, nadj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kanë nxjerrë në dritë jetë luksoze dhe shpenzimet marramendëse që çifti bënte jashtë kufijëve të Shqipërisë. SPAK ka paraqitur prova të reja kundër Metës, ku ka zbuluar një tjetër kartë banke të përdorur nga Monika Kryemadhi, e cila ka shpenzuar vetëm për hotele e produkte luksi mbi 200 mijë dollarë, kryesisht në SHBA, Vjenë, Londër.
Me të dalë në media ky lajm, Meta nuk ka nguruar të reagojë nga burgu duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe duke u munduar sërish për ta kalaur fajin te ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Meta i quajti mashtirme provat e reja të SPAK-ut dhe thekson se nuk ka pasur kurr një kartë të tillë në emirn e tij.Po ndonse është e vërtetë se karta në fjalë ishte në emër të Kryemadhit, Meta nuk ndinjohet të sqarojë opinionin publik se nga i gjeti paratë Kryemadhi. Duke qenë se Kryemadhi nuk ka mbajtur ndonjë post të rëndësishëm përveç atij të deputetit, të bënë të mendosh se ajo ka përdorur paratë e “kohëve të arta” të Metës. Megjithatë, gjithaçka mbetet për t’u parë dhe vërtetuar nga SPAK.
“Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.
Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.
SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.
Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse”, shkruan Meta.