Sarandë/ Zjarri në pyllin e Finiqit shkon jashtë kontrollit, shkak dyshohet të jetë…

Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në një pyll me pisha ndërmjet fshatrave Malçan – Grazhdan dhe Zminec në bashkinë Finiq.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë rënia e një pishe mbi telat e linjës së energjisë elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për izolimin e zjarrit për të mos u afruar pranë fshatrave.