Iftuari i radhës në episodin e tretë në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ka qenë At Nikolla Xhufka, i cili ka folur pa doreza dhe ka.
Intervista ka nisur që nga fëmijëria, për të cilën ai shprehet se ka qenë ‘një fëmijëri shumë e lumtur’.
“Një fëmijëri shumë e lumtur. Një fëmijëri me zënka, në lagje, në shkollë, sepse isha shumë çapkën. Aq çapkën isha, saqë kur isha në gjimnaz, mësueset i thonin mamasë sime: “Djali yt kur të rritet ose do të përfundojë në burg, ose do të përfundojë duke shitur drogë me motor.” Ndërkohë unë përfundova në dyert e kishës”, tha At Nikolla Xhufka.
Pjesë nga intervista:
Çfarë të frymëzon më shumë përveç Jezu Krishtit?
Vetja ime. Njeriu në fund të ditës duhet të shikohet në pasqyrë, edhe t’i thotë vetes ‘kush jam?’.
A flet me veten? Çfarë i thua?
Po, flas. Kush jam unë? Çfarë po bëj unë? A jam mirë këtu ku jam apo duhet të isha pak më ndryshe? Mendoj shumë ato që kam kaluar, për të marrë ndonjë mësim.
Si të përgjigjet vetja para pasqyrës, kush je?
Unë jam jami! Unë jam ai që jam, thotë Krishti në Ungjill. Dhe unë këtë i them vetes. Jam jami! Pra unë jam ai që jam!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.