Babai ab*zoi me vajzën, Luiz Ejlli nuk përmbahet në reagimin e tij: Ja çdo t’i bëja Zamir Metës

Zamir Meta, 36-vjeçari shqiptar që abuzoi me vajzën e tij të mitur, ka përfunduar pas hekurave ditën e sotme.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, nëse do të ishte kryeministër, Luizi shkruan se Metën “nuk do të kishte nen kushtetute që ta mbronte” dhe se do ta varrte me duart e tij, pasi këta njerëz, “nuk kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu”.

LEXO  Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte.

LEXO  Votat për kandidatët e listës së hapur në Tiranës, Blendi Gonxhja më i votuari tek PS! Në PD gara me rreth 200 vota diferencë, mes Ilir Alimehmtajt dhe Jorida Tabakut për mandatin! – Listat me emra

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne.

LEXO  Probleme me zemrën apo tentativë helmimi? Nuredin Dumani në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT! Si paraqitet gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë

Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet.

Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit”

Lajme Te nGjashme