6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se kurrë. 6 janë këshillat kryesore se si të mbroheni gjatë ditëve të nxehta të verës

Hidratohuni

Në ditët me temperaturat e larta, trupi humbet shumë lëngje përmes djersitjes prandaj sigurohuni që të pini ujë mjaftueshëm edhe nëse nuk jeni të etur. Uji është zgjedhja më e mirë për të mos u dehidratuar. Por lëngjet dhe frutat ndihmojnë trupin për të qëndruar i hidratuar.

Mbani gjithmonë me vete një shishe uji. Shmangni alkoolin dhe kafen të cilat shkaktojnë dehidratim. Shmangni ushqimet e rënda dhe të yndyrshme që mund të rëndojnë stomakun dhe të shkaktojnë lodhje.

Zgjidhni veshjet e duhura

Veshjet e lehta, me ngjyra të hapura dhe materiale natyrale si pambuku, ndihmojnë trupin të oksigjenohet dhe të shmangë ngrohjen e tepërt. Shmangni veshjet me ngjyra të errëta, si e zeza, apo rrobat e ngushta në trup të cilat mbinxehin lëkurën. Gjithashtu, përdorni kapele dhe syze dielli për të mbrojtur lëkurën dhe sytë nga rrezet Ultravjollcë.

Mos dilni në orët e pikut

Shmangni daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës, kryesisht nga ora 11:00 deri në 16:00. Mundësisht qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar gjatë orëve të pikut të temperaturave. Nëse do duhet të dilni, zgjidhni vendet e freskëta, në hije apo hapësirat me ajër të kondicionuar.

Mbroni lëkurën

Aplikoni krem dielli me mbrojtje të lartë ndaj rrezeve ultraviolet të paktën me faktor mbrojtje 15, dhe ri-aplikojeni atë çdo dy orë ose pas notit apo pas djersitjes. Kremi do të mbrojë lëkurën të mos dëmtohet nga rrezet e diellit me pasojë sëmundje

Shmangni aktivitetet e sforcuara

Në ditët me temperatura të larta, ju duhet të shmangni aktivitetin sforcues një pjesën më të nxehtë të ditës. Nëse duhet të kryenin aktiviteti sportiv, bëjeni atë duke e nisur ngadalë dhe kaloni në aktivitet më të sforcuar pasi trupi të jetë ketë fituar temperaturë. Disa orë para nisjes së aktivitetit sportiv, duhet konsumuar ujë për t’u siguruar që trupi të qëndrojë i hidratuar.

Dushe me ujë të ftohtë (vakët)

Bëni dush apo qëndroni në vaskë me ujë të vakët, ose të ftohtë. Është një mënyrë për të ulur temperaturën e trupit. Nëse nuk keni mundësi për një dush, freskueset e zakonshme apo ajri i kondicionierit ndihmon. Termostati i kondicionerit ulet deri në krijimin e temperaturës konstante. Nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura e brendshme duhet të jetë rreth 25-26 gradë.