Metereologia Lajda Porja, në një lidhje live ka shpjeguar renë e mjegullës që pushtoi ditën e djeshme bregdetin e Vlorës. Ajo sqaroi se një fenomen i tillë natyror ndodh për shkak të diferencës së madhe në temperaturën e sipërfaqes së detit, me atë të ajrit të mbingopur me lagështirë.
Porja paralajmëroi që një gjë tillë pritet të jetë prezentë deri ditën e martë, ndërsa të mërkurën me uljen e temperaturave, pritet që situata të ndryshoje.
Është një fenomen i cili quhet mjegull detare, kryesisht qarku i Vlorës, shtimi lagështirës në ajër i cili është i tejngopur me lagështirë. Ajri në temp të larta dhe sipërfaqja e detit e ftohtë sjell kondensim dhe mjegull. Do jetë prezente të dielë, të hënë dhe të martë. Nga e mërkura do të ketë normalizim pasi do të bien temp. Do të zvogëlohet diferenca mes temperaturës së detit dhe asaj të ajrit”, tha ajo.