Parashikimi i motit për sot, 8 korrik 2025

Pritet dobësim i valës së nxehtë Afrikane gjatë ditës së martë; duke sjellë mot të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin.

Në zonat veriore do të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. Do të rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar përkatësisht në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.