Modelja shqiptare Trejsi Sejdini ka publikuar së fundmi një seri fotosh nga pushimet e saj verore, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe mediave sociale.
Në imazhet e postuara, Sejdini shfaqet më hot se kurrë, duke pozuar në pozicione të ndryshme që nuk i lënë vend imagjinatës.
Teksa reklamon një sërë rroba banjo, Trejsi nuk ka nguruar të nxjerri në pah gjoksin dhe të pasmet e saj të bëshme duke ngjallur reagime të ndryshme për pamjen e saj seksi.
Me trupin ngjyrë çokollatë, modelja herë shfaqet në një jaht e herë në natyrë të hapur me pamje nga deti.
Fotot ajo i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Not your basic bikinis”.
Megjithatë ende nuk dimë akoma se ku po i zhvillon pushimet Trejsi pasi nuk ka dhënë detaje mbi vendndodhjen ose kohëzgjatjen e tyre.
Kujtojmë që, e njohur për përfaqësimin e Shqipërisë në kompeticionin Miss Universe Albania, si dhe për paraqitjet e saj në media dhe rrjetet sociale, modelja është shndërruar vitet e fundit në një figurë të diskutuar për shkak të stilit të jetës.