Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë në Bulevardin “Bajram Curri”.
Sikurse shihet dhe në pamje, në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe një furgon.
Gjithashtu në pamje dallohet se njëri prej automjeteve ka kaluar edhe në pjesën e trotuarit.
Momentalisht nuk dihen rrethant e aksidentit apo nëse ka patur persona të lënduar.