I fundit/ Ervin Salianji kërkoi lirimin nga qelia, prokurori jep dakordësinë! Trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Prokurori i çështjes ka dhënë dakordësinë për lirimin me kusht nga qelia të Ervin Salianjit.

Trupa gjykuese mësohet se është tërhequr për të marrë vendim për ish-deputetin e PD-së, të dënuar me 1 vit burg.

Gjithashtu shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë dhënë raport pozitiv për Ervin Salianjin.

Pritet vendimi i togave të zeza të Gjykatës së Fierit nëse Salianji do të lirohet apo jo nga qelia.

Vijon…