“Pastro mustaqet”, Sara Hoxha nuk ja përton ndjekëses që i kritikoi pamjen: Magari mezi po pres…

Një koment jo fort i këndshëm iu bë së fundmi blogeres së njohur Sara Hoxha në rrjetet sociale, ku një ndjekës i shkroi: “Je një yll, po pastro mustaqet”, duke nënkuptuar një hije të errët mbi buzë në një nga fotot e saj.

Por Sara, e njohur për reagimet e saj me klas dhe shpesh me nota humori, e zgjidhi situatën me qetësi dhe vetëbesim. “Të ishin mustaqe, por janë njolla që më janë bërë nga dielli”, ishte përgjigjja e saj epike, që mori vlerësime nga ndjekësit për maturinë dhe natyrshmërinë.

Blogerja mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo është përfolur për një lidhje të re me biznesmenin shqiptar Erik Fullani, ndërsa me ish-partnerin e saj, reperin Ledri Vula, ka një vajzë të vogël.