Tragjedi në Itali, 17-vjeçari humb jetën pasi mbeti i bllokuar nën rërë teksa hapte një gropë në plazh

Një tragjedi ka ndodhur në rajonin e Viterbos në Itali, ku një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën, duke u mbytur në një gropë që ai vetë kishte gërmuar për të luajtur.

Sipas informacioneve, i riu, së bashku me dy vëllezërit e tij më të vegjël, kishte dalë nga kampingu “California”, ku po kalonte pushimet me familjen, dhe ishte drejtuar në plazhin e hapur afër. Atje, ai kishte nisur të gërmonte një gropë të thellë. Më pas, vëllezërit e tij ishin larguar dhe e lanë vetëm.

Pak më vonë, babai i të riut, i cili po flinte në një shtrat pranë kampingu, kur u zgjua, vuri re se djali i tij kishte humbur dhe nisi ta kërkonte,ndersa dy vëllezërit i treguan vendin ku e kishin lënë atë.

Babai dhe disa pushues të tjerë filluan të gërmojnë në vendin e treguar dhe zbuluan trupin e pajetë të djalit, shkruan ANSA.