Ka ndërruar jetë gruaja ukrainase, e cila u nxor në gjendje të rëndë ditën e sotme nga plazhi në zonën e “Ujit të ftohtë”.
Ngjarja ndodhi më herët, kur gruaja dhe vajza e saj rrezikonin të mbyteshin. Ato u dërguan me urgjencë në spital, por duket se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.
Trupi i saj pritet të dërgohet drejt morgut në Tiranë, ku do i nënshtrohet dhe autopsisë.
Ndërkohë, vajza e saj raportohet se ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë.