Prej kohësh po përflitet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij Selvije Jao. Aludimet filluan kur influencerja ndau me ndjekësit lajmin se do të largohej nga Tirana vetëm me të birin pa përmendur asnjë moment këngëtarin.
Me anë të një ‘InstaStory’ ajo u shpreh: Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim…një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj…. Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua dhe as unë pa të.
Ndonëse dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, një deklaratë e Shpatit i ka befasuar të gjithë. Këngëtari ka mohuar ndarjen nga partnerja e tij, duke hedhur poshtë çdo aludim. I ftuar në intervistë ai është shprehur se mes tyre kanë ndodhur zënka siç ndodhin mes çdo çifti por nuk janë ndarë.
“Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai në emisionin “Kosova Live”.
Kur u pyet për origjinën e këtyre spekulimeve, artisti u shpreh: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”
Por nuk vonoi shumë dhe një ‘Story’ thumbuese nga Selvija erdhi e cila bëri lëmsh ndjekësit dhe duke lënë të paqartë marrëdhënien mes tyre.
“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”, shkruhej në postimin e influenceres.
Kujtojmë që çifti braktisën Shkupin për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.
“Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës. Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpast Kasapi në një intervistë.
Ndërsa Selvije Jao, e cila komunikon me ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një rrëfim prekës muaj më parë teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla. Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.
“Shtatzëninë e kam pasur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.”
E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.