TRONDITËSE/ Shqiptari tenton t’i rrëmbejë gruas vajzën 4-vjeçare nga krahët, në mes të ditës

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Greqi, ku protagonist është bërë një 48-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Kakovatos Zacharos, kur shqiptari u përpoq të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm. 48-vjeçari e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën, teksa po dilnin shëtitje pranë detit së bashku me motrën dhe gjyshe.

TMERR në autostradën “Tiranë-Durrës”! 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoku i tij
Nëna e 4-vjeçares luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e saj shkuan drejt tij për ta ndaluar. Britmat u dëgjuan edhe nga një banor, i cili shkoi për ta ndihmuar. Autori shqiptar, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë.

48-vjeçari u gjet në pyll nga policia greke, por ai i rezistoi arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë efektivët. Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.