Fatura ose gjobë! Qeveria ‘shpall luftë’ ndaj tregtimit informal të bulmetit dhe mishit

Rama thekson se produktet e bylmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.

“Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”, theksoi Kryeministri.

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.