Ashpërsohet përplasja mes banorëve të Thethit me forcat e policisë. Ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD!

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nuk po pushojnë as këtë të shtunë në Theth.

Pas një ditë të tensionuar të premten, eskavatorët vijuan me shembjen e objekteve të cilësuara pa leje në alpet shqiptare.

Ditën e sotme ka patur tensione dhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë Gentian Berberi ku drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, pretendojnë se Berberi iu është drejtuar me fjalët: Ju tërheq edhe ju zvarrë.