Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar në një emision telleviziv foli për përvojën personale gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.
I pyetur se kush i kishte munguar më shumë gjatë izolimit, Salianji u shpreh se e ruan jetën private larg vëmendjes publike, por theksoi se ndiente mungesën e të afërmve dhe të përditshmërisë jashtë burgut.
Ai tha se mungesa më e madhe ishin bisedat dhe kontakti njerëzor. Gjithashtu, vlerësoi mbështetjen që kishte marrë nga të gjitha krahët politikë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.
Ervin Salianji: Unë jam person, që jetën personale e kam të tillë dhe nuk është se e proklamoj shumë. E mbaj si të tillë dhe kurrë nuk e kam përzier me gjërat e mia. Jam munduar gjithmonë që në jetën publike të paraqitem me idetë e mia. Sigurisht, që më kanë munguar në burg të afërmit, ata me të cilët kaloj jetën në përditshmëri dhe jashtë burgut të themi. Pa diskutim që në kushte izolimi, të mungojnë edhe bisedat, qoftë edhe kjo që po bëjmë në këto momente. Kam pasur pafundësi mbështetjeje. Kam pasur mbështetje nga spektri i djathtë dhe i majtë.