Klubi anglez e ka siguruar fitoren që në pjesën e parë, falë magjive të Kol Palmer i cili dy herë radhazi mposhti Donarumën me gjuajtjet e tij dhe në fund, dha asistin për Zhoao Pedron i cili vulosi shifrat 3-0 që në mbylljen e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës PSG-ja u mundua të ndryshonte fatin e sfidës, por pa shumë sukses, teksa ishte Çelsi që gjithsesi krijoi rastet më të mira, i ndalur këtë herë nga Donaruma. Në fund, kartoni i kuq i Zhoao Neves i vendosi vulën finales së tmerrshme për ekipin francez që pa Çelsin të festonte këtë trofe historik.
ÇELSI-PSG 3-0
22′, 30′ Palmer, 43′ Zhoao Pedro
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Çelsit.
85’ PSG mbetet me 10 lojtarë, pasi Zhoao Neves ndëshkohet me të kuq meqë tërhoqi nga flokët Kukurejan. Gjyqtarit iu desh të shihte pamjet me VAR para se të jepte vendimin. (VIDEO)
80’ Tjetër mundësi e artë e Çelsit me Delap i cili shfaqet i vetëm para Donarumës, por sheh portierin të devijojë jashtë gjuajtjen e tij. (VIDEO
73’ Luis Enrike nuk pret më dhe hedh në fushë Ramos, Majulu dhe Zair-Emeri në vend të Hakimi, Doue dhe Ruiz.
68’ Sulmuesi i sapofutur në fushë kontrollon topin para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, duke detyruar Donarumën të bëjë mrekullinë e shmangë golin e katërt. (VIDEO)
67’ Delap[ merr vendin e Zhoao Pedros te Çelsi.
61’ Enzo Fernandez i lë vendin në fushë Andrei Santos në radhët e Çelsit.
59’ Predhë nga distanca e Vitinjas, Sançez devijon në këndore. (VIDEO)
59’ Barkola merr vendin e Kvaratskhelias te PSG.
55’ Zhoao Pedro rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, gjyqtari i bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
54’ Doue provon vetë nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën. (VIDEO)
52’ Pritje e pabesueshme e Sançez i cili ndal gjuajtjen nga një distance e afërt e Dembele duke shmangur një gol të sigurt. (VIDEO)
47’ Kvara nga e majta provon të bëjë gjithçka vetë, gjuajtja e tij ndalet nga Sançez e më pas Kolvill largon sferën. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime te skuadrat.
45’+6’ Mbyllet me shifrat 3-0 për Çelsin pjesa e parë e ndeshjes.
45’+2’ Hakimi harkon nga e djathta, Zhoao Neves gjuan me kokë por gjen përgjigjen e portierit të Çelsit. (VIDEO)
43’ GOOOL ÇELSI! Një aksion perfekt i bluve, këtë herë me Palmer në rolin e njeriut asist, që gjen Zhoao Pedron i cili nuk gabon para Donarumës (VIDEO)
40’ Aksionet zhvendosen sa në një portë në tjetrën, por Sançez e Donaruma janë të vëmendshëm e largojnë rrezikun. (VIDEO)
39’ Top në thellësi për Fabian Ruiz, portieri Sançez del dhe largon rrezikun. (VIDEO)
30’ GOOOL ÇELSI! Tjetër sulm në krahun e djathtë për Çelsin me Palmer i cili bën gjithçka vetë duke vallëzuar para zonës e lëshuar një gjuajtje të pakapshme për Donarumën. (VIDEO)
22’ GOOOL ÇELSI! Kundërsulm i shpejtë i anglezëve të cilët sulmojnë me Malo Gusto në të djathtën e pastaj topi shkon te Palmer i cili me gjuajtjen e tij mposht Donarumën. (VIDEO)
18’ Përsëri Doue, këtë herë me një gjuajtje në kufijtë e zonës që ve në provë Sançez (VIDEO)
16’ Zgjohet PSG me një pasim perfekt të Fabian Ruiz për Doue, i cili në vend të gjuajë pason për Kvaran dhe sheh sferën të ndalet nga Kukureja. (VIDEO)
8’ Rast i artë për Çelsin me gjuajtjen e Palmer në kufijtë e zonës që shkon jashtë ngjitur me shtyllën e Donarumës. (VIDEO)
2’ Palmer nga e djathta harkon në qendër por gjen vetëm Donarumën.
1’ Nis dueli.
FORMACIONET ZYRTARE