Java nis me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e hënë! Ja sa do të shënojë termometri

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 4-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 6-8m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.