Kryeministri Edi Rama ka komentuar mëngjesin e sotëm shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.
Edi Rama:
Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime, Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jonë dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit.
Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj ti godasë. Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit.
Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi., Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat e kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë cfarë do marrë KLP për zonjë Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin. Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i Zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e funditm jo të kohës kur kemi qenë aty.