Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me operacionin e fundit të IKMT-së në Theth, ku u shembën rreth 40 objekte të ndërtuara pa leje. Rama sqaroi se bëhet fjalë për ndërtime të reja, të ngritura në muajt e fundit, dhe jo për shtëpitë e vjetra që ishin premtuar për legalizim dhe që tashmë, sipas tij, janë përmbyllur me proces të ligjshëm.
“Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë.
Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Janë ndërtime të bëra në muajt e fundit jo të kohës kur kemi qenë aty”-u shpreh Rama.