Konfiskimi i pallatit në ndërtim në Vlorë, Rama i prerë: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet në shkelje të lejes! Do të shemben ose… Përgjegjësi penale për “symbyllurit”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pallatit në ndërtim të konsifkuar në qytetin bregdetar të Vlorës, i cili do të përdoret për funksione publike.

Rama paralajmëroi se këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit.

Kreu i qeverisë theksoi se së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin.

Rama u shpreh se do të ketë masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale “edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë”.

“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme👊

Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë👊

Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush🇦🇱✋🇪🇺”, shkruan Rama.