“200 mijë Euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit”, Skerdi Tase kundër Nuredin Dumanit: Ja kush e porositi ekzekutimin e Lulzim Mashës

Skerdi Tase, në sallën e gjyqit për dosjen ‘Plumbi i artë’, ka treguar gjithashtu se “puna” për të vrarë Lulzim Mashën ishte dhënë nga Sandër Baho.

Nuredin Dumani, më herët ka dëshmuar në gjyq, se porositësi i vrasjes ka qenë Suel Çela.

“ Henriku më tha që punën e kishte marrë nga Nuredini dhe Nuredini nga dikush tjetër. Puna ishte dhënë nga “Sakati” nga Sandër Baho. Pas tentativës së vrasjes së Mashës Henriku shkoi në shtëpinë e vet un në timen. Pas disa ditësh informohem që isha shpallur në kërkim dhe kam qëndruar i fshehur deri kur u arrestova. Jemi takuar disa herë me Henrikun pas atentatit ndaj Lulzim Mashës. “, tha ai.

Ai gjithashtu tregoi se kishin marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, i njohur si Oti Kile, të cilin thotë se kanë ndjekur disa herë gjatë vitit 2021. Ruanin gjithashtu edhe Dine Çamin.

“Henriku pastaj më tha për të vrarë Oti Kilën. Oti shiste makina, unë nuk e njihja personalisht por Henriku ma tregoi me foto. Gjatë vitit 2021 e kemi ndjekur disa herë Otin, nuk e kapëm dot dhe nuk mbanim armë me vete. Vrasjen do e bënim kundrejt pagesës 60 mijë euro, lekët do na i jepte Nuredin Dumani. Ne i ruanim të tre, Lulzim Mashën, Oti Kilën dhe Dine Çamin. Shpesh herë kemi shkuar edhe për Dine Çamin në Elbasan, ai kishte një magazinë afër shtëpisë së Talos. E kemi ruajtur për t’i bërë atentat me snajper, gjatë 2021.”, ka rrëfyer Tase.

“Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e kam dëgjuar në takimin që kam bërë me Henrikun dhe Nuredinin. Nuredini është shprehur qe kishte marrë porosi nga Çapjat që të vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit për 200 mijë euro”, tha Tase.