Platforma “Matrix” në duart e drejtësisë, Softa zbulon detajet: Mund të zbulohet fati i Martinajt dhe Talo Çelës

Zbërthimi i platformës së enkriptuar “Matrix” mund të jetë një minierë e mirëfilltë për organet e drejtësisë në zbulimin e personazheve, të cilët janë në kërkim dhe të përfshirë në ngjarje kriminale.

Kështu beson eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili këto komente i bëri gjatë një interviste në emision televiziv.

Ai theksoi se në këtë platformën mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Eksperti theksoi se gjithsesi kjo pistë pritet të shihet në vijimësi dhe varet se si do kryqëzohen të dhënat.

“Platforma “Matrix” nuk ka ende të dhëna. Është zbërthyer kjo platforma dhe me siguri të dhënat do jene pjesë e një hetimi për të gjitha grupet. A

ty mund të kemi komunikime për personazhe të tjerë që janë në kërkim. Dumani ka folur për ekzistencë e një platformë Matrix.

Aty mund të kemi komunikime që lidhen me fatin e Ervis Martinaj dhe Talo Çelën. Mund të jenë gjallë dhe mund të këtë rrjedhje informacioni pasi segmente që nuk janë të interesuar për të nxjerrë vendndodhjen e tyre.

Ata mund të lëvizin lirshëm, mund të kenë bërë ndryshim të pamjes, jetojnë diku afër apo në largësi”, tha ai.