Ndërron jetë influencuesja e njohur pas një ndërhyrjeje estetike

Një ngjarje tragjike ka tronditur ndjekësit e influencueses braziliane Natália Cavanellas, e cila humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në São Paulo. Ajo ishte vetëm 40 vjeç.

Sipas CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës dhe ndonëse ndodhej në kushte të rregullta spitalore, ajo nuk arriti të mbijetojë. Rasti është regjistruar si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkakun e saktë të vdekjes janë ende në vijim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

LEXO  Aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës: Të majtë e të djathtë të më bashkohen

Në rrjetet sociale, ajo njihej si një figurë frymëzuese, një nënë, grua dhe sipërmarrëse që drejtonte një komunitet me qindra gra profesioniste. Profili i saj privat në Instagram kishte mbi 105 mijë ndjekës, ndërsa një tjetër llogari e dedikuar për rrjetëzimin dhe strategjinë kishte afro 30 mijë ndjekës të tjerë.

LEXO  Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar/ Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar: Ndihem i pafuqishëm si baba

Lajmin për vdekjen e saj e dha bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram.

“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natalia. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin”, shkroi ai.

LEXO  Motoristi qëlloi drejt kamerierit me armë zjarri, dalin detaje nga plagosja e 15-vjeçarit te piceria në Tiranë

Mjeku që kreu ndërhyrjen, Edgar Lopez, përmes një deklarate tha se procedura ishte planifikuar dhe realizuar në përputhje me të gjitha protokollet mjekësore. Megjithatë, Cavanellas pësoi një ndërlikim të rrallë, të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur, ndonëse i rrallë, edhe kur merren të gjitha masat parandaluese.

Lajme Te nGjashme