Gjyshërit shpallen fajtorë për vd’ekjen e nipit 2-vjeçar

BRITANI- Ethan Ives-Griffiths, një djalë 2-vjeçar, humbi jetën pas keqtrajtimit të rëndë në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire, në veri të Uellsit, më 14 gusht 2021. Mediat e huaja shkruajnë se ai ishte i dehidratuar rëndë, shumë i dobët dhe kishte mbi 40 shenja të dukshme goditjesh në trup kur pësoi një dëmtim fatal në kokë.

LEXO  EMRI/ Mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari! Të riut i gjendet edhe armë me silenciator

Gjyshërit e tij, 47-vjeçari Michael Ives dhe 46-vjeçarja Kerry Ives, sipas mediave britanike u gjetën fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijës. Nga ana tjetër, nëna e Ethan-it, 28-vjeçarja Shannon Ives, u shpall fajtore për shkaktimin e vdekjes dhe keqtrajtimin e fëmijës.

Të pandehurit do të dënohen më 3 tetor teksa gjykatësi Griffiths tha se Michael dhe Kerry Ives do të dënohen me burgim të përjetshëm, ndërsa Shannon Ives pritet të përballet gjithashtu me një “dënim të konsiderueshëm me burg”.

LEXO  ‘Shihnin nga dera me shpresë’, Lala në lot rrëfen për herë të parë bisedën me fëmijët e Jan Prengës: Djali më tha…

Sipas raportimeve, në gjykatë u tregua edhe video nga shtëpia e familjes, ku Michael Ives shihej duke mbajtur djalin nga krahët dhe duke e goditur. Mediat britanike shtojnë se Ethan ishte në regjistrin e mbrojtjes së fëmijëve dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në ditët para vdekjes, asnjë nga punonjësit socialë nuk u lejuan të hynin në shtëpi.

LEXO  E PAZAKONTË! Adoleshenti në Vlorë sulmon me gërshërë një burrë, arsyeja…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme Te nGjashme