Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë.

Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.

LEXO  Mes kritikave të ashpra, ja cila ishte bashkia që doli “faqebardhë” para kryeministrit Edi Rama

Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë.

Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij.

LEXO  E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, në tarracë njerëz që kërkojnë ndihmë, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës.

Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë në krim.

LEXO  A do të lirohet Veliaj nga Gjykata e Lartë? Klodiana Lala zbulon detajet: Pritet që vendimi të jepet brenda…

Lajme Te nGjashme