Në një kohë kur shumë nga elementët e botës së Krimit në Shqipëri, kanë humbur qetësinë e tyre, për shkak të daljes së komunikimeve në aplikacionin “Sky”, një tjetër “bombë atomike” është administruar në kasaforën e SPAK, dhe pritet të aplikohet si provë bindëse për arrestimin e personave që kanë kryer krime të ndryshme.
Gazetari, Elton Qyno, ka mësuar se prej disa muaj në SPAK ka mbëritur nga autoritet hollandaze një pjesë e madhe e kodeve të aplikacionit “Matrix”,i cili rezulton të jetë përdorur gjerësisht nga bota e krimit në Shqipëri.
Njësoj si aplikacioni “Sky” që çdo përdorues indetifikohej me një kod unik, edhe “Matrix” ka funksionuar përmes një kodi të tillë.
Por dy aplikacionet që tashmë janë administruar nga SPAK, kanë një ndryshim mes tyre, pasi kodet e “Sky” janë numerikë dhe të gërmëzuar, si për shembull “TIV9E3” që i përkiste Behar Bajrit.
Ndërsa “Matrix” është i formësuar vetëm me kode numerikë dhe jo shkronja, si për shembull “664831584” që i përket një personi të paidentifikuar.
Mësohet se aplikalcioni “Matrix” është përgjuar masivisht tek të gjithë përdoruesit në një kohë më të shkurtër, diku tek 4 muajt e fundit të vitit 2024.
Ndërsa “Sky”, përmes një aparati telefonik është përgjuar masivisht me vendim të gjykatës së Lilës në Francë, në një periudhë më të gjatë kohore, diku tek 2 vite.
Të dyja aplikacionet, ka shumë gjasa të sjellin një valë të re tronditje të botës së krimit dhe zyrtarëve, të cilët kanë përdorur aplikacionet për dërgimin e mijëra mesazheve komunikuese për të kryer trafikun e drogës, vrasjet, rrëmbimin e personave dhe krime të ndryshme.
Në shqipëri “Matrix” është përdorur gjerësisht nga persona që kryenin vrasje me pagesë dhe trafik kokaine. SPAK, shpreson që përmes këtij aplikacioni të hedhi dritë mbi një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në Shqipëri, por jo vetëm.
Ndërkohë shumë biseda të zhvilluara në “Matrix”, ka shumë gjasa të përdoren nga prokuroria dhe në proceset gjyqësore që kanë nisur tashmë në gjykatën e posaçme.
Një pjesë të madhe të kodeve dhe komunikimeve të zhvilluara përmes sms-ve në “Matrix” dhe “Sky”, fillimisht SPAK i ka marë nga Belgjika, Hollanda dhe Franca, jo zyrtarisht dhe jo në formën që i kërkon ligji.
Ato kanë ardhur në rrugë operative në këtë institucion, për ti dhënë akses në informacion dhe futjen e prokurorëve brenda bërthamës së grupeve kriminale, duke i lexuar të gjitha sms-të që anëtarët e grupeve i kanë dërguar njëri-tjetrit për krime të ndryshme.
Pasi lexohet këto komunikime për episode të veçanta të kryerjes së një vepre penale, oficerët e BKH-së fillojnë dhe ndërtojnë dosjen nga ana proceduriale, ku fillimisht relatojnë informacionin tek prokurori i çështjes duke informuar se në rrugë operative kanë hyrë në dijeni të një grupi kriminal dhe kodet “Sky” apo “Matrix” që përdorin anëtarët e grupeve.
Prokurori pasi shikon informacionin e relatuar nga oficerët e BKH-së, vendos të rregjistrojë procedimin penal, dhe mbi bazën e këtij procedimi fillon dërgon letërporosi në Hollandë, Francë, Hollandë, Belgjikë dhe në “EuroJust”, duke kërkuar kode specifike pikërisht mbi personat që ka nisur hetimin.
Çështja e parë që u kanalizua në gjykatën e posaçme me të pandehur që kishin përdorur aplikacionin “Sky”, është rasti i arrestimit të grupit të Plaurent BDervishaj në Durrës, të cilët synuan të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin.
Por në këtë atentat kundër tyre të ndodhur në Durrës, mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës. Më pas komunikimet e “Sky” u përdorën dhe për goditjen e grupeve të tjera kriminale si në Shkodër etj.
Ndërsa çështja e parë që SPAK, ka kërkuar dhe përdorur si provë materiale në gjykatë të aplikacionit “Matrix”, është dosja ku të pandehur janë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.
Ndërkohë kode të tjerë janë dërguar në Hollandë për të tërhequr komunikimet, por ende letërporositë nuk janë ekzekutuar.