Një sherr është regjistruar në zonën e Priskës në Tiranë.
Disa persona raportohen se kanë sulmuar me mjete të forta si shkop bejsbolli një person.
I plagosur rëndë nga ky sulm ka mbetur shtetasi Besjan Qordja.
Policia ka nisur një aksion për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.