‘Mik i vjetër dhe i shtrenjtë’! Sheikh Mohammed Bin Zayed viziton Shqipërinë

Tiranë, 17 korrik 2025 – Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama në Facebook, duke e konsideruar presidentin arab një aleat të çmuar.

Vizita e presidentit të Emirateve në Shqipëri pritet të shoqërohet me zhvillime të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe strategjik mes dy vendeve, të cilat kanë ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme gjatë viteve të fundit.

Sheikh Mohammed Bin Zayed, një nga figurat më të fuqishme në Lindjen e Mesme, njihet për mbështetjen e tij në projekte të rëndësishme zhvillimi në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë. Detaje mbi agjendën e vizitës së tij zyrtare pritet të bëhen publike në orët në vijim

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1292768565552135?ref=embed_post

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.