“Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë…”/ Kënga e saj u bë virale, ndërron jetë këngëtarja e njohur

Këngëtarja e grupit “Pretty Little Baby”, Connie Francis, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Vdekja e saj u njoftua nga miku i saj i hershëm, Ron Roberts, i cili tha:

“Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur Connie Francis mbrëmë. E di që Connie do ta miratonte faktin që fansat e saj janë ndër të parët që mësojnë për këtë lajm të trishtueshëm”.

LEXO  U mbyt në lumin Mat, gjendet pas disa orësh nga palombarët trupi i pajetë i peshkatarit (Video)

Më herët këtë muaj, Connie u shtrua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv, duke bërë që ajo të tërhiqej nga një shfaqje për Ditën e Pavarësisë (4 korrik).

Gjithashtu ishte raportuar se 87-vjeçarja vuante nga “dhimbje ekstreme” në zonën e legenit dhe përdorte një karrige me rrota. Megjithatë, pavarësisht problemeve shëndetësore, këngëtarja e famshme u dha fansave të saj një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.

LEXO  Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos

“Sot ndihem shumë më mirë pas një nate të mirë dhe doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju uruar të gjithëve një 4 Korrik të lumtur”, tha ajo.

Kohët e fundit, Connie u rikthye në qendër të vëmendjes pasi hiti i saj ikonik u bë viral në “TikTok”. Ajo e krijoi këngën në vitin 1962 dhe, për shkak të popullaritetit të saj të fundit, deri më tani është dëgjuar mbi 74 milionë herë në “Spotify”.

LEXO  “Trupi i babit është gjithë hekura dhe vida”/ Modelja rrëqeth me periudhën më të vështirë të jetës

Connie foli për “People” rreth ringjalljes së këngës së saj, duke thënë se e kishte harruar: “Të them të vërtetën, as nuk e mbaja mend këngën. Më duhej ta dëgjoja për ta mbajtur mend. Të mendosh që një këngë që kam regjistruar 63 vjet më parë po prek zemrat e miliona njerëzve është vërtet e mrekullueshme. Është një ndjenjë e mrekullueshme”.

Lajme Te nGjashme