Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stadiumit të qytetit, raportohet për 2 të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri këtë të enjte në qytetin e Sarandës.

Burime për News 24 bëjnë me dije ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se në urgjencë janë paraqitur dy persona që kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve, as motivet që çuan në përdorimin e armës.