Amber, ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj një gruaje që sipas saj i kishte thënë “femër lind, nuk bëhesh”.
Në një Instastory të postuar në llogarinë e saj, Amber nuk e la pa përgjigje komentin, që nisi duke treguar se i kishte prishur mëngjesin:
“Mirëmëngjes të gjithëve, sot mëngjesin e kemi filluar pak keq. Një femër, një grua, më tha ‘femër lind, nuk bëhesh’. Dakord. E para, unë feminilitetin nuk ia kam vjedhur asnjë femre në rruzullin tokësor. E dyta, e thënë nga një femër është e shëmtuar. Dhe e treta, nëse kjo femër mendon kështu, mund të sjellë burrin e saj, ta takoj. Dhe nëse burri i saj do të kthehet më në shtëpi, unë do të bëhem prapë burrë.”
‘Po ndodhi, bëhem prapë burrë’ – Amber ia pret shkurt
Gjatë pjesëmarrjes në “BBVA”, Amber rrëfeu sfidat e tranzicionit të saj gjinor, duke treguar se vendimi për t’u bërë ajo që donte i kushtoi prishjen e marrëdhënieve me familjen dhe mbylljen e biznesit në Shqipëri. Ajo tha se në një moment të vështirë, kur lajmëroi familjen për tranzicionin, u përball me refuzim dhe ftohje, madje iu kërkua të hiqte mbiemrin e familjes.
Ndërkohë, tragjedia goditi kur babai i Amber u diagnostikua me kancer dhe ndërroi jetë pa arritur të rregullonin mirë marrëdhëniet. Amber e përshkroi atëherë këtë humbje si “dhimbjen më të madhe të jetës” dhe premtoi ta rrëfejë gjithmonë historinë pa lot, në respekt të dëshirës së të atit të saj.