Një 72-vjeçar, i shpallur i humbur nga familjarët e tij, është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në Fier.
Sipas policisë, trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit M. Sh. është konstatuar në tokat e fshatit Sektor Seman.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 12.07.2025 nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.
Njoftimi i plotë i policisë
“Në tokat e fshatit Sektor Seman është gjetur i dekompozuar trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 12.07.2025 nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes,” thuhet në njoftim.