“Princesha ime ti”/ Mevlan Shaba poston FOTON e parë me të bijën

Para pak ditësh, Mevlan Shaba ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë. Këtë e zbuloi gjatë një bisede virtuale me fansat, të cilët ishin shumë kuriozë që të dinin detaje nga jeta e tij private.

Ndjekësit e pytën ish-konkurrentin e “Për’puthen” për emrin e vogëlushes, kujt i ngjan. Madje ata i kërkuan edhe që të zbulonte portretin e të bijës, por Mevlani iu përgjigj se është ende e vogël.

Por mesa duket Shaba ka vendosur që t’ua plotësojë dëshirën ndjekësve, pasi së fundmi ka publikur fotografinë e parë me vajzën e tij.

A post shared by Mevlan Shaba (@mevlanshabaa)

“Princesha ime ti, Mei”, ka shkruar këngëtari bashkëngjitur me imazhin që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe komente.