Automjeti futet mes turmës në Los Angeles, 20 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë

Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një automjet përplasi një turmë njerëzish në Los Angeles, raporton të shtunën New York Times.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit njoftoi se pesë nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.