Aksidentoi me motomjetin e tij një 59-vjeçar dhe u largua nga vendngjarje, policia arreston autorin (Emri)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në vendin e quajtur SMT. 59-vjeçari Vasillaq Kallojeri, i cili ishte duke ecur në këmbë është goditur rëndë nga një motomjet dhe autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës ku është aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës shkuan në vendngjarje dhe duke parë se autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit u vunë në kërkim të tij.

Në rrugë operative u bë e mundur identifikimi i motomjetit “Dayang” me targa BI024. Pak më vonë u bë e mundur edhe kapja e autorit të aksidentit. Ai është Nikolla Xhollo, 62 vjeç banues në fshatin Dermish, bashkia Finiq.

Pas kapjes 62-vjeçari është çuar në Komisariatin e policisë ku është bërë edhe arrestimi i tij për dy vepra penale: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.