U dëmtua gjatë punës në minierë, 55-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një 55-vjeçar nga Mamurrasi është plagosur gjatë punës në një minierë bakri në fshatin Kimëz, në Pukë.

Shtetasi M. M., 55 vjeç, është paraqitur fillimisht në spitalin e Pukës me dëmtime në dorë, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rrethanave dhe ligjshmërisë së incidentit.