Një operacion surprizë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Vendore ka çuar në arrestimin e disa personave, përfshirë ish-nënkryetaren e bashkisë, Adela Hysenaj, e cila aktualisht ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak.
Burime të sigurta për Euronews Albania bëjnë me dije se në kuadër të këtij procedimi penal është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
Ai ka dhënë shpjegime para hetuesve, ndërsa nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga institucioni që ai drejton apo nga avokatët e tij.
Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive dhe pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me natyrën e çështjes dhe rolin e personave të përfshirë.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë për mediat mbi shkaqet që çuan në ndërmarrjen e këtij operacioni.