Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për mashtrime me apartamente, ndërsa një notere është shpallur në kërkim, si pjesë e operacionit policor të koduar “Apartamentet”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.
Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi Marjo Qose, 31 vjeç, i cili dyshohet se i ka marrë një personi 75 000 euro, me premtimin se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Mashtrimi ka zgjatur për më shumë se një vit, deri në momentin e ndalimit të autorit.
Po ashtu u arrestua edhe Nani Kolovani 48 vjeç, i cili ka shitur të njëjtin apartament dy herë.
Sipas hetimeve, për këtë mashtrim është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka hartuar dy kontrata të shitjes për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e saj.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamentet”.
Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
✅Arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
✅Arrestohet një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.
Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:
-M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
-N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.