Vrasja në Fier,26-vjeçarja u nda nga i fejuari dhe u kthye te shtëpia e prindërve, si nisën konfliktet: Babai u rrëzua …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka vrarë babanë e saj, duke e mbytur me tel.

Viktima është identifikuar si Anesti Rama, 56 vjeç, ndërsa autorja e krimit, Emanilda Rama, u dorëzua disa orë më vonë në polici dhe rrëfeu gjithçka.

Në dëshminë e saj, e reja ka deklaruar se e kishte lidhur me tel babanë dhe më pas e kishte mbytur, duke pohuar se motivi lidhej me mungesën e përkrahjes së tij gjatë jetës. “E kam urryer sepse nuk më ka ndihmuar kurrë, as financiarisht, as emocionalisht”, mësohet të ketë thënë ajo.

Burime policore konfirmojnë se Emanilda Rama ishte e fejuar, por marrëdhënia kishte përfunduar për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Vajza jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi, ndërsa ka mohuar të jetë dhunuar ndonjëherë nga babai.

Sipas burimeve policore, 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.