Një 52-vjeçar është arrestuar në Cërrik nga strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si pjesë e operacionit të koduar “Operacionalja 56”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për një sërë veprash të rënda penale.
I arrestuari, shtetasi Albano Kume, banues në Cërrik, ishte në kërkim në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”.
Për këto vepra, Kodi Penal i Italisë parashikon një dënim maksimal deri në 15 vjet burg.
Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane për finalizimin e ekstradimit të tij drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar.
52-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”.
Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”.
Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.