Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, KKT gjatë muajt prill të këtij viti miratoi 73 leje ndërtimi ndër të cilat edhe projekte në bregdet. Këto leje ndërtimi përfshijnë kulla të mëdha me disa kate dhe restorte ndër të cilat disa do të ndërtohen në zonën e Darëzezës.
Projekte të cilat shkojnë mbi 1 miliardë euro. Një tjetër zonë që janë dhënë leje ndërtimi është Zvërneci. Një zonë e cila ka qenë për disa kohë në qendër të vëmendjes sidomos pasi u zbuluan planet e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Jared Kushner i vuri syrin ishullit te Sazanit dhe Zvërnecit për të bërë investime miliara dollarë. Mesa duket në këtë zonë tashmë janë dhënë leje për një resort të madh, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.
Tirana gjithashtu nuk u ka shpëtuar këtyre lejeve ku kullave disa katësh do ti shtohet një tjetër ndërtesë me 49 kate në rrugën Reshit Petrela. Kjo ndërtesë do të ndërtohet nga kompania E.S.E.C.. Kompania është e Edmond Dakos, vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako./Shqip