Një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, i cili u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar.
42-vjeçari Apostol Zhupa nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.
Burime bëjnë me dije se ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ai është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.