Flet vajza tjetër e babait të mbytur me tel nga e bija në Fier: Kur po e lante mami dëgjova një…

Pasi përcolli babanë për në banesën e fundit, me nënën dhe motrën në burg, vajza e madhe e familjes Rama në Frashër të Patosit, Kristiola Rama, tregoi për mediat se si e mori vesh lajmin.

Emigrante në Itali me tre fëmijë, Kristiola mbërriti një ditë më parë në vendlindje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit Anesti Rama, por mësoi një tjetër version për ngjarjen, i ndryshëm nga ai që i tregoi motra e vogël, Emanilda, autore e krimit tronditës.

Kristiola Rama tregon se si e motra e telefonoi mbrëmjen e së martës për t’i thënë se i ati kishte ndërruar jetë. Në një moment ajo thotë se dëgjoi zërin e të atit, por e ëma e siguroi se ai kishte vdekur teksa lante trupin e të ndjerit.

‘Ngjarja e mësova nga ora 20:00, më ka marrë motra në telefon, që babi kishte rënë në banjo. Më tha kështu: “O motra, ka rënë babi në banjo”. I thashë ç’po thua? Edhe fiku telefonin. Pastaj e marr pas 5 minutash, edhe më thotë mami ik se po merremi me babin, se po e vishnin a po e lanin nuk e di, edhe e fika prapë telefonin. Fillova pastaj të merrja kunatën time, se i rashë mamit prapë e nuk ma hapi telefonin. Mora kunatën që të vinte këtu e të merrja vesh, se nuk po e besoja. Kur po e lante mami, dëgjova një zë dhe i thashë: Mami, babi është gjallë? Jo, tha, ka vdekur. Kaq ishte. Unë me prindërit e me motrën kam folur gjithmonë, flisja përditë, flisja me babin, ishte çdo gjë në rregull’.

Gazetarja: Kishte motra një zhvillim të mirë? Ishte e mirë në shkollë?

Vajza e dytë e viktimës: Ne kemi bërë 9-vjeçaren këtu.

Gazetarja: Mami edhe motra punon?

Vajza e dytë e viktimës: Po punonin.

Gazetarja: Kishte motra një të dashur apo ndonjë djalë që të kishte treguar?

Vajza e dytë e viktimës: Jo.