Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza qeverisë: Fshati Kopaçez është bërë hi

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri.

A2 CNN raporton se pronari i tyre akuzon shtetin për ndërhyrjen, sipas tij të vonuar, e cila thotë ai ka shtuar më tepër dëme.

“Shihni çfarë masakre është bërë në fshatin Kopaçez! Gjynah nga zoti janë djegur delet për së gjalli. Edhe shteti asnjë lloj mase, kanë vajtur atje poshtë dhe kuvendojnë, qeshin, tallen. Fshati Kopaçez është bërë hi nuk ka ngelur më asgjë në fshat asgjë prej gjëje”, dëgjohet të thotë ai në videon ku shihen bagëtitë e djegura.