Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen e 52-vjeçares në Pogradec.
52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët e zjarrit.
Mësohet se zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm.
Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.
Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie.